Zguri distancohet nga shifrat e KQZ: Nuk janë zyrtare, janë paraprake

AKTUALITET


Klement Zguri për të disatën herë gjatë këtij procesi zgjedhor mohon njoftimet e Komisionit Qëndror Zgjedhor, institucion të cilin ai e drejton.

Pasi zëdhënësja e KQZ-së, njoftoi se deri pak para mesditës pjesëmarrja në votime është 12%, kreu i KQZ, Zguri tha për mediat se shifrat për pjesëmarrjen në votime të bëra publike nga KQZ nuk janë zyrtare dhe nuk janë të besueshme.

Sipas Zgurit këto shifra kanë ardhur përmes komunikimeve telefonike me KZAZ (kjo gjë ka ndodhur edhe në proceset e kaluara zgjedhore).

“Nuk është shifër zyrtare e konfirmuar nga KQZ.  Kjo shifër ka ardhur përmes komunikimeve telefonike me KZAZ dhe KZAZ i kanë marrë këto përmes komunikimeve me sekretaret e qendrave të votimit. Këto shifra minimalisht janë të pa besueshme pa u konfirmuar nga KQZ.  Nuk janë zyrtare, janë paraprake sepse vijnë përmes komunikimit telefonik”, tha Zguri.

Në shumë votime të KQZ, Zguri nuk ka marrë pjesë, ose ka votuar kundër. Ai gjithashtu ka braktisur mbledhjen e KQZ kur u diskutua dekreti i Metës që anulonte zgjedhjet e 30 qershorit (i cilësuar nul).



Skip to toolbar