Bindja Demokratike, e cila kandidoi në 26 bashki me kandidatët e saj për kryetar bashkie, ka arritur të marrë mbi 31 mijë vota në zgjedhjet e 30 qershorit. Kjo rezulton nga shifrat paraprake të publikuara nga KQZ për numërimin e votave për kandidatë në 61 bashkitë e vendit.
Prova e tij duket se ka qenë pozitive në këto zgjedhje si parti e sapokrijuar, ku rezulton se më mirë ka dalë në Tiranë, Durrës(ende nuk kanë përfunduar të gjitha kutitë) dhe Dibër.
Ndërsa në Vlorë, ku Patozi ka qenë edhe deputet, si përfaqësues i PD, ka arritur të marrë 1827 vota. Po ashtu, në Lezhë, ku Bindja Demokratike kishte propozuar Salvador Kaçajn, i cili u tërhoq nga gara, por që KQZ nuk e hoqi nga lista, ka marrë 427 vota.