Rama përshëndet opozitën me një video me Merkel

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ndodhet të premten në Samitin e Proznan në Poloni ku merr pjesë edhe Angela Merkel.

Kryeministri ka publikuar në facebook një video ku shfaqet duke biseduar dhe duke bërë humor me kancelaren gjermane.

My CAMERA🎥😁: Poznan, Poloni🇵🇱 – Samiti i Ballkanit Perëndimor, në kuadrin e procesit të Berlinit🇪🇺🇩🇪

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 5. Juli 2019

E ndërsa Rama ndodhet në krah të Merkel, opozita e kreu i saj Basha bëjnë përgatitjen e fundit për protestën e së hënës.

Kujtojmë se Merkel është pjesë e partive të djathta gjermane, aleate të PD-së. Por ndryshe nga Basha që nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkombëtarët i kanë pranuar ato dhe shpeshherë i kanë bërë thirrje kreut të PD-së që të mos merrte vendime radikale siç ishte bojkoti i zgjedhjeve apo djegia e mandateve të deputetëve.



Skip to toolbar