Jep dorëheqjen Drejtori i Tatimeve në Shkodër

AKTUALITET


Drejtori i Tatimeve në qytetin e Shkodrës ka dhënë dorëheqjen pas 6 viteve në këtë detyrë.

Hysen Hysaj ka deklaruar për mediat se ka dhënë dorëheqjen për shkaqe familjare.

Pritet që së shpejti të emërohet drejtori i ri.

“Dorëheqja ka ardhur për motive krejtësisht personale. Duke qenë se kam vite këtu, ka ardhur koha që Drejtoria Tatimore të ketë energji të reja, pozitivitete të reja dhe t’i jepet më përpara punës së sistemin fiskal në Shkodër”, tha Hysaj.

Duke u ndalur tek bilanci i punës së tij, Hysaj tha se nuk i ka mbetur pishman asgjë duke vënë theksin se ia ka dalë që të përmirësojë punën në këtë institucion.

“S’kam qenë perfekt, por them që pjesën më të madhe asaj që unë kam kërkuar, ia kam arritur. Një ndër gjërat e para ka qenë ndryshimi i marrëdhënieve me tatim-paguesit, them se ia kam arritur”, përfundoi ai.



Skip to toolbar