Qeveria hap 471 vende pune “part time” në administratë

AKTUALITET


Qeveria ka vendosur që numri i punonjësve me kontratë të pjesshme për vitin 2019 të rritet me 471, duke shkuar nga 1335 që u vendos në fillim të vitit, në 1806. Në vendimin e qeverisë përcaktohen edhe institucionet, ku do të shtohen punonjësit e rinj me kontratë të pjesshme.

Sipas VKM-së, shtim të numrit të punonjësve me kontratë të pjesshme do të bëhet në Gjykatën Kushtetuese, në Kuvend, te Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë; Ministria e Financave dhe Ekonomisë; Ministria e Drejtësisë; Ministria e Turizmit dhe Mjedisit; Këshilli i Lartë Gjyqësor; dhe Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.



Skip to toolbar