Juventus njofton se ka arritur marrëveshje me Ajaxin për mbrojtësin Matthijs de Ligt, i cili ka shpjeguar edhe arsyet pse zgjodhi të ishte pjesë e “Zonjës”.
Në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të Ajaksit në televizion, De Ligt ka sqaruar pse ka zgjedhur Juventusin dhe jo një skuadër tjetër për të vazhduar karrierën e tij. “Kam qenë gjithmonë i ‘hipnotizuar’ nga mënyra se si italianët mbrojnë. Shumë nga idhujt e mi të së kaluarës janë edhe italianë, të tillë si: Paolo Maldini, Franco Baresi, Alessandro Nesta, Fabio Cannavaro, apo Gaetano Scirea. Unë në fakt u dashurova me mënyrën italiane të mbrojtjes dhe bëra një zgjedhje të tillë”, është shprehur De Ligt.
Talenti holandez ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me kampionët e Serisë A të cilët kanë paguar 75 milionë euro.