Rama mbledh sot Asamblenë. Analizë për 30 qershorin dhe plani për zgjedhjet

AKTUALITET


Socialistët zhvillojnë të martën pasdite mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila do të nisë punimet në orën 16. Në rendin e ditës është parashikuar analiza e rezultatit të zgjedhjeve të 30 qershorit, si dhe miratimi i planit të punës që do të ndjekë PS për t’u përgatitur për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2021.

Një tjetër pikë të cilës socialistët i kushtojnë rëndësi të veçantë janë organizimi i zgjedhjeve të përgjithshme brenda partisë, pra zgjedhja e krerëve të rinj të degëve të PS në rrethe dhe e sekretarëve të rinj në selinë qendrore.

Kryeministri Rama ka bërë të ditur më herët se çelësi i suksesit të PS-së është që nuk kënaqen me fitoren por janë një parti që kërkon gjithmonë e më shumë dhe janë gjithmonë në proces organizimi si brenda partisë ashtu edhe jashtë saj, për të mbetur në kontakt me elektoratin.

Lidhur me kërkesën e opozitës dhe të presidentit për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme kryeministri e ka thënë qartë dhe prerë se nuk do të ketë të tilla, dhe se zgjedhjet e ardhshme janë ato të vitit 2021. Që tani PS po bën përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit të ardhshëm.

Rendi i ditës së Asamblesë së PS-së

1. Fjala e Kryetarit të PS, Edi RAMA.

2. Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019.

3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Per organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.

4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Per Zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”.

5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatet e kongresit, kryetaret e partisë të bashkive, kryetarët e KS të Nj.A dhe kryetaret e OS.

6. Të ndryshme.



Skip to toolbar