Atentat me silenciator në sy të gruas, kapet i dyshuari

AKTUALITET


Policia ka vënë në pranga 30-vjeçarin Skëndër Daija, i dyshuar për plagosjen e një 46-vjeçari në sy të familjes, ngjarje e ndodhur tre vite më parë në Shkodër. Bëhet fjalë për atentatin ndaj Syri Mehmetajt, i cili merret me biznes në Shkodër dhe mbeti i plagosur gjatë atentatit me armë me silenciator, i ndodhur më 26 dhjetor të vitit 2016.

Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, deklaroi se arrestoi 30-vjeçarin Daija në lagjen “Daniel Matlia” në Shkodër. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për “vrasje me paramendim, mbetur në tentativë”.

Ngjarja ka ndodhur te rrethrrotullimi në dalje të unazës lindore të qytetit Shkodër, kur Daija ka tentuar të vrasë me armë zjarri Mehmetajn, duke e lënë të plagosur rëndë. Ky i fundit u qëllua me silenciator brenda makinës ku ndodhej bashkë me bashkëshorten e tij. Ka qenë kjo e fundit që e ka çuar në spital, ku ka marrë edhe ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjithashtu, policia tha se bashkë me autorin e krimit u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç. 31 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.



Skip to toolbar