Gjendet trup i pajetë në vilën e mesfushorit të Arsenalit

AKTUALITET


Një verë aspak e qetë për futbollistët e Arsenalit, kjo e këtij viti, pasi vetëm pak ditë më parë fantazisti turko-gjerman Mesut Ozil u sulmua me thika nga disa keqbërës, të cilët u larguan pasi nga makina doli edhe boshnjaku Sead Kolasinac.

Ndërkohë gjatë ditës së diel është njoftuar se në oborrin e shtëpisë së mesfushorit egjiptian Muhamed Elneny, është gjetur trupi i pajetë i një personi. Personi që konstatoi kufomën ishte babai i futbollistit, që njoftoi menjëherë policinë.

Autoritetet egjiptiane kanë mbërritur menjëherë në vilën e mesfushorit dhe kanë marrë viktimën, për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa ende nuk dihet si mund të ketë përfunduar trupi i tij aty.

Në fakt vila e Elneny është në ndërtim e sipër, ndaj dyshimet e para janë që viktima të ketë qenë punonjës aty dhe të ketë humbur jetën aksidentalisht, ndërsa mund të jetë groposur nga shokët e tij.



Skip to toolbar