Lëkundjet e tërmetit tronditin Athinën

AKTUALITET


Dridhje sizmike e 4.2 Rihter u shënuan pasditen e së dielës në Athinë, duke shkaktuar frikë te njerëzit. Sipas të dhënave, dridhja sizmike u regjistrua në 19.09 dhe epiqendra e tërmetit ndodhet 21 km në veriperëndim të Athinës dhe thellësia fokale vlerësohet në 9.6 km, sipas studimit të rishikuar të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Vibrimi sizmik është ndjerë në shumë zona të Attikës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Greqia shtrihet në një pjesë të ekspozuar nga tërmetet.

Kreu i Instituti Gjeologjik, Efthimios Lekkas është shprehur se nuk ka më rrezik për një tjetër tërmet. “Ishte një tërmet që pritej, që vjen si vazhdimësi e tërmetit të fuqishëm të ndodhur më 19 korrik. Ai konfirmon se jemi në një sekuencë të plotë metafizike, edhe pse nuk ka më rrezikshmëri”, tha Lekkas.



Skip to toolbar