Rikthehen sulmet e dhunshme në SHBA, vret 4 vetë dhe dorëzohet

AKTUALITET


Katër persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga një sulm me armë zjarri në Santa Ana në Kaliforni. Autori i armatosur me thikë dhe armë zjarri iu dorëzua policisë pas krimit. Shefi i policisë lokale në konferencë për gazetarë ka thënë se vrasësi para kësaj kishte plaçkitur një banesë dhe disa dyqane.

“I armatosur me thikë dhe pistoletë, ka plaçkitur një banesë, një furrë, një zyre të sigurimeve dhe një pikë karburanti. Dhuna ka qenë në mënyrë të rastësishme, ndërsa motivi, tani për tani është plaçkitja, urrejtja dhe vrasja”, kanë thënë përfaqësuesit e policisë.

Katër persona u qëlluan për vdekje me thikë, ndërsa dy të tjerë u plagosën dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Pretendohet se vrasësi nga Garden Grove, dy personat e parë, i ka vrarë në ndërtesën ku ka jetuar dhe pastaj ka plaçkitur furrën e bukës dhe një zyrë të sigurimeve. Në një pikë karburanti ka sulmuar një burrë, dhe kur ka arritur policia e ka gjetur autorin para një dyqani aty pranë, ku kishte vrarë rojën dhe më pas u dorëzua.

Më vonë, policia ka zbuluar se autori kishte vrarë edhe një grua. Ngjarja në Santa Ana në Kaliforni, vjen pas të shtënave tragjike në qendrën tregtare të El Paso-s në Teksas dhe Dayton të Ohios ku mbetën të vratë të paktën 30 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Urrejtja ishte motiv i të dy këtyre ngjarjeve të rënda që rrit tonet e politikës amerikane rreth diskutimeve për ligjin mbi armët.



Skip to toolbar