Arrestohet mashtruesja 26 vjeçare, mori 500 mijë lekë për lejen e legalizimit

AKTUALITET


Në prangat e policisë ka rënë një 26-vjeçare e cila për rreth 2 vite kishte mashtruar shtetasin B.P. të cilit i kishte marrë 500 mijë lekë të rinj, duke i premtuar se do t’i siguronte lejen e legalizimit të banesës.

Policia e Elbasanit njofton se falë hetimit të specialistëve për Krimin Ekonomik në pranga ka rënë A.D., 26 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase në mënyrë të vazhdueshme për një periudhë 2 vjeçare i kishte premtuar shtetasit B.P. se do t’i siguronte atij lejen e legalizimit të banesës përmes njohjeve të kishte në zyrat e legalizimit. Për këtë “shërbim” ajo i kishte marrë atij 500 mijë lekë të rinj.

Policia gjithashtu njofton se ka proceduar penalisht dy shtetas të tjerë të cilët akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“ dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“.

Procedimi penal ka nisur për shtetasen M.T, e cila është punonjëse e zyrës së ndihmës ekonomike në Njësinë Administrative Tregan, Elbasan. Kjo akuzohet se ka plotësuar në sistem formularin e deklarimit të shtetasit F.D, duke mos bërë verifikimet e duhura në terren dhe për pasojë shtetasi F. D. ka përfituar ndihmë ekonomike në mënyrë të padrejtë, pasi ky shtetas kishte deklaruar të dhëna të falsifikuara me qëllim përfitimin e ndihmës ekonomike.



Skip to toolbar