Fëmija bie nga ballkoni, por e kapin në fluturim

AKTUALITET


Një fëmijë 5 vjeç është rrëzuar nga ballkoni dhe është shpëtuar për mrekulli nga një 20 vjeçar që e ka kapur atë në fluturim dhe më pas ka përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në Casalmaiocco në Lodi të Milanos në Itali.

Djali 5-vjeçar u rrëzua nga kati i dytë i një ndërtese, por u shpëtua në fluturim nga një kalimtar, raporojnë mediat italiane.

Fëmija është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spitalin Vizzolo Predabissi të Milanos.

I riu 20 vjeçar që e kapi në fluturim gjithashtu ka shpëtuar për mrekulli megjithëse pati disa dëmtime në trup.



Skip to toolbar