Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i ka dërguar Parlamentit të Shqipërisë katër emra për të dy vende për në Gjykatës Kushtetuese.
Elsa Toska dhe Besnik Muçi, Arta Vorpsi dhe Fiona Papajorgji, i janë dërguar Parlamentit për tu votuar për dy vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese.
Po ashtu, në 8 tetor, një listë me kandidatë i është dërguar edhe Presidentit të Republikës. Ndërsa, Parlamenti dhe Presidenti pritet që të zgjedhin nga dy anëtarë.
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë, 3 zgjidhen nga Kuvendi, 3 Presidenti si dhe 3 Gjykata e Lartë. Që një çështje të merret në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, duhen të paktën 6 anëtarë. Gjykata Kushtetuese aktualisht është me një anëtar, Vitore Tushe.