Ministri gjerman: I zhgënjyer me BE. Na intereson stabiliteti në Ballkan

AKTUALITET


Ministri gjerman për Ekonominë dhe Energjetikën Peter Altmaier shprehet i zhgënjyer me vendimin për shtyrjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ai deklaron se është në interesin e BE që të mbajë pranë dy shtete të tilla si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pasi është në interesin e Bllokut për të ruajtur stabilitetin në Ballkan.

“Po, unë jam i zhgënjyer nga rezultati i samitit të BE-së. Ishte në interesin tonë që të lidhim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE dhe të njohim përpjekjet e tyre të mëdha për demokraci dhe stabilitet. Bisedimet e pranimit duhet të fillojnë së shpejti”, deklaron ai.

Këshilli Europian vendosi të premten të mos hapte negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke e shtyrë vendimin, por Berlini, një nga lobuesit e fortë për të dy vendet e Ballkanit kërkon nga Tirana dhe Shkupi që të vijojnë reformat, pasi rruga për në BE mbetet e hapur.

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU (partia e Angela Merkelit) Johann Wadephul u shpreh të dielën se Franca nuk do të jetë në gjendje që të bllokojë për herë të dytë hapjen e negociatave nëse reformat do të realizohen sikurse janë kërkuar.



Skip to toolbar