“Dua roje me kallashnikovë në Tiranë”. Përgjigja e Ramës, thumb për ndërkombëtarët

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë të mërkurën në Konferencën e 41-të Ndërkombëtare të Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë që zhvillohet në Tiranë. Kryeministri ka dalë nga fjalimi i përgatitur nga këshilltarët duke e cilësuar atë të mërzitshëm dhe ka rrëfyer një histori me një zyrtar të lartë të një nga shtetet e BE-së, i cili kishte planifikuar të vizitonte Shqipërinë, por bazuar nga informacionet negative për vendin tonë, kishte kërkuar mbrojtje me roje me kallashnikovë dhe me makina të blinduara për të udhëtuar në Tiranë. Por kryeministri i ishte përgjigjur se nëse do të ketë frikë, më mirë mos të vijë fare. Më pas zyrtari i lartë pasi kishte vizituar Tiranën, pasi kishte shëtitur në këmbë në rrugët e kryeqytetit tonë, ishte habitur dhe kishte kërkuar ndjesë. Rama thumboi ndërkombëtarët në konferencë duke thënë se në Shqipëri të vetmit që mund të vjedhin janë hotelet ndërkombëtare me faturat e tyre të kripura.

“Ky person, zyrtar i lartë i një shteti në BE, kërkonte që të shoqërohej me roje dhe që kanë armë të vërteta, dhe që i gjithë shoqërimi të ketë makina të blinduara. Ai tha se nuk do pistoleta po kallashnikovë. I thashë nuk bëhet dhe të kthehet nga ka ardhur. Pas 45 minutash me shoqërimin e madh që iu bë, erdhi të më takonte. Fjalia e parë që më tha: Kryeministër ju detyrohem një falje sinqerisht se kam udhëtuar në shumë vende por asnjë herë nuk kam përjetuar nga ajo që prisja dhe ajo që pashë. Është ndryshe nga ai vend që mendoja se do të gjeja. Imagjino që mbrëmë kam ecur në Tiranë dhe nuk pashë asnjë grua të mbuluar. I thashë, se në Shqipëri ka gra të mbuluara por asgjë më shumë sesa kaq. Ja pra shumë që keni ardhur nga jashtë nuk e dinit se si është Tirana. Jam i sigurt që shumë prej jush menduat që do të ishte ndryshe E vetmja mënyrë si mund të të vidhnin në Tiranë është te faturat e hoteleve ndërkombëtare se ju tarifojnë siç nuk ju kishte shkuar mendja dhe pastaj fshihen në stereotipin e saj”, tha Rama, i cili theksoi se Shqipëria ka ndryshuar shumë përgjatë viteve dhe nuk është më ajo e vitit 1991, ku anëtarët e delegacioneve të huaja priteshin nga një berber në Rinas që t’u priste flokët. Lidhur me temën e konferencës për mbrojtjen e të dhënave personale, Rama falënderoi komisionerët për ekspertizën e tyre për këtë luftë të re, që vjen nga qytetërimi.

ERTV Live😊: Per here te pare ne Ballkanin Perendimor, vjen Konferenca Nderkombetare e Mbrojtjes se te Dhenave Personale – Fjala e mireseardhjes per perfaqesuesit e 127 vendeve te botes🙏

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 23. Oktober 2019


Skip to toolbar