Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i pasdites së premte ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Burime nga policia njoftojnë se atentati ka qenë i porositur. Autorët dyshohet se janë vrasës me pagesë, nga veriu i vendit ose nga Kosova.
Pas atentatit autorët janë larguar nga Ishmi, duke iu shmangur kamerave të sigurisë.
Deri tani policia ka shoqëruar disa persona që mendohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen. Ata do të merren në pyetje për të hedhur më shumë dritë mbi atentatin.
Atentati ndodhi pasditen e së premtes teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.