Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët italianë, është bërë i mundur kapja dhe ekstradimi drejt Shqipërisë i një shqiptari 28-vjeçar nga Elbasani, i kërkuar për vrasje.
Etjen Cani 28 vjeç, banues në Elbasan ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai u arrestua në Milano të Italisë, ndërkohë që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Shtetasi Etjen Cani është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2012, në qytetin e Elbasanit, ku janë vrarë me armë zjarri babë e bir, shtetasit Gentjan Beqiri dhe Nezir Beqiri.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.