Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shtruar në spital për shkak të problemeve me zemrën. 49-vjeçari është shtruar në spitalin ushtarak të Beogradit për shkak të problemeve kardiovaskulare që pati të premten, ka njoftuar zyra për shtyp e presidencës.
Një zyrtar i qeverisë bën me dije se gjendja e tij është stabilizuar. Më tej thuhet se presidenti Vuçiç ndodhet nën kujdesin e ekipit të qendrës mjekësore.
Vuçiç u bë kryeministër i Serbisë në vitin 2014 dhe u zgjodh president në 2017. Megjithëse roli presidencial është ceremonial, ai mban kontrollin politik si kryetar i Partisë Progresive Serbe, e cila ka qenë në pushtet që nga 2012.