Nuk i bindet urdhrit, policia i vihet pas, shoferi i BMW përfundon në pranga

AKTUALITET


Policia e Durrësit ka në pranga 39-vjeçarin E.K. i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar automjetin, por ka vijuar rrugën. Në këto kushte policia e ka ndjekur duke iu vënë pas mjetit tip “BMW”, që drejtohej nga E.K 39 vjeç. Uniformat blu ia kanë dalë që të ndalojnë shoferin problematik. Ai ka bërë rezistencë duke kanosur efektivët e policisë, të cilët e kanë prangosur. Në pranga ka rënë shtetasi E.K, 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar me parë për vepra të ndryshme penale.

Policia thotë se ai ishte në gjendje të dehur dhe drejtonte automjetin me leje drejtimi të pezulluar.

Policia gjithashtu njofton se ka arrestuar në Durrës një tjetër person i cili drejtonte mjetin pa Leje Drejtimi.

Ndërsa gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë pezulluar 24 Leje drejtimi, nga këto 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 për shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia thotë se kontrollet do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Durrës, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.



Skip to toolbar