Policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpolin kanë arrestuar shtetasin S.J banues në Durrës, i cili kërkohej nga drejtësia italiane pasi rezulton i dënuar me burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me trafik droge.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, në kuadër të operacionit “Ekstradimi”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit S.J., banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Cagliarit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Drogë, Kokainë, Organizatë kriminale” .
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.