Policia e Lezhës dhe e Kurbinit kanë vënë në pranga një 20 vjeçar i cili është kapur në flagrancë duke shpërndarë doza të vogla kanabisi. Arrestimi i tij u bë i mundur gjatë operacionit policor “Gurra”.
Arrestimi i 20 vjeçarit K.P banues në Laç, Kurbin u bë i mundur falë informacioneve të marra në rrugë operative nga Policia, se ky shtetas, shpërndante lënde narkotike në doza të vogla, në lagjen “Gurra”.
Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, 30 qese të vogla farmaceutike, një peshore elektronike, 315 000 lek të reja dhe 375 euro të prerjeve të ndryshme.