Gjobë fiktive biznesit në Elbasan, nën hetim 3 inspektorë të ISHSH

AKTUALITET


Policia ka vënë nën hetim tre inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të degës Elbasan pasi akuzohen se i kishin vendosur një gjobë fiktive një biznesi.

Sipas policisë nën hetim janë vënë shtetasit H.M., 45 vjeç, kryeinspektor pranë ISHSH Tiranë, A.M. 46 vjeç, banues në Elbasan Inspektor pranë ISHSH dhe E.M., 31 vjeçe, banuese në Elbasan, inspektore pranë ISHSH.

Ata akuzohen se kanë vendosur gjoba fiktive ndaj një subjekti në kuadër të kontrolli anti-duhan.



Skip to toolbar