Gjykata ka lënë të lirë shtetasin Marash Arra i cili u arrestua pasi u dyshua për vrasjen e kushëririt të tij Lazër Arra në fshatin Shosh të Dukagjinit. Gjatë seancës gjyqësore prokuroria ngriti vetëm akuzën “për moskallëzim krimi” dhe kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi Marash Arra nuk rezultoi i përfshirë në vrasjen e Lazër Arrajt.
Akuzat për të u ngritën pas vrasjes së kushëririt të tij. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në 21 tetor në fshatin Shosh të Dukagjinit. 55-vjeçari Lazër Arra kishte shkuar në fshat për të mbledhur ushqimet e dimrit, por është ekzekutuar me armë zjarri. Ai është qëlluar për vdekje, teksa ka qenë duke transportuar me kuaj disa produkte ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave.
Aktualisht policia po heton ne lidhje me zbardhjen e konfliktit që i mori jetën 55-vjeçarit.