Situata pas tërmetit, pezullohet mësimi në universitetin e Tiranës

AKTUALITET


Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni vendosi të pezullojë mësimin në për studentët deri në datën 6 dhjetor. Në urdhrin e rektorit Mynyr Konit thuhet se vendimi është marrë për garantimin e sigurisë teknike të ambienteve ku zhvillohet mësim.

“Në vijim të Urdhrit nr.21, datë 26.11.2019, duke ndjekur me shumë shqetësim dhe me shumë vëmendje situatën aktuale, tepër të rënduar edhe nga ana psikologjike, deri në qetësimin e saj dhe garantimin e sigurisë teknike të ambienteve në të cilat zhvillohet procesi mësimor dhe më gjerë, në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës, urdhëroj pezullimin e procesit mësimor deri në datën 6 Dhjetor 2019”, thuhet në vendimin e firmosur nga rektori Mynyr Koni.

Gjithashtu, më herët dhe Ministrja e Arsimit Besa Shahini lajmëroi se ende nuk është marrë një vendim për rifillimin e mësimit në shkollat e zonave të prekura nga tërmeti. Ky vendim do të merret pasi të kryhet inspektimi i shkollave.



Skip to toolbar