Lexon emrat e viktimave, Rama përlotet në mbledhje qeverie

AKTUALITET


Gjatë mbledhjes së qeverisë së zhvilluar të shtunën në mëngjes (sot) Kryeministri Edi Rama teksa po lexonte emrat e viktimave u përlot. Kryeministri e nisi fjalën e e tij pak sekonda pasi mori veten.

Pasi ka bërë një bilanc të dëmeve gjithnjë paraprake e sipas të dhënave operative, Rama ka theksuar se familjet e viktimave të tërmetit do të jenë të parat që do të përfitojnë banesat me urgjencë. “Jetët e humbura nuk mund t’i kthejmë dot, por familjet e viktimave do të merren me urgjencë e do të pyeten se ku duan të qëndrojnë. Ne jemi gati t’u ofrojmë banesa në Tiranë”,- tha Rama.

Më tej ai porositi drejtuesit e grupit operacional, duke u thënë: “Këtyre familjeve do t’u thuhet se ku dëshirojnë të rrijnë, ata do të futen në shtëpi urgjent. Ky është akti i parë, është akti i dorëzimit të apartamenteve të  gjithë këtyre familjeve do të behet në kohë rekord. Jemi gati dhe kemi arredimin për 6 apartamente në Thumanë, por ju lutem një komunikim në Thumanë që të dimë dëshirën e tyre. Dhe ky është akti i parë që duhet  bërë në kohë rekord. Ne jemi gati, komunikimi të na sjellë gatishmërinë e tyre nëse duan të vijnë në Tiranë, si ata të Thumanës, si ata të Durrësit”,- tha Rama.



Skip to toolbar