256 pallate të dëmtuara në Tiranë. Burg për ndërtuesit dhe investitorët

AKTUALITET


Në Tiranë janë 1192 banesa që janë dëmtuar nga tërmeti ndërkohë që 265 pallate kërkojnë vlerësim nga ekspertët. Po kështu janë dëmtuar edhe 8 shkolla dhe një qendër shëndetësore.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë me dije gjatë mbledhjes së qeverisë mëngjesin e kësaj të shtune se po përgatitet ligji, ku çdo kush që abuzon me lejet e ndërtimit do të dënohet nga 7-15 burg.

“Jemi maksimalisht të angazhuar! Do të flasim me vepra, do flasim me fakte. Po përgatisim dhe një akt për dënimin për të përcaktuar dhe për të mbyllur një debat, për fat të keq për ta mbyllur me 50 viktima, një debat që e kam humbur për 30 vjet.

Debatin e burgosjes të çdo individi, që merr leje ndërtimi me emrin e tij apo që është investitor dhe pronar i një kompania që lë pas një ndërtim në ekzekutim.

7-15 vite burg çdo ndërtues, çdo investitor, çdo person i përfshirë në ndërtime që leja i jepet për 3 kate dhe përfundon në 8 kate”,-deklaroi Rama.

Kryeministri gjithashtu ka përmendur zonat më të dëmtuara në tërmeti.

“Në bllokun e pallateve në Urën e Daljanit, rruga Aleksandër Goga, Shkozet, Thumanë, Bubq dhe Manzë. Në Tiranë 1192 banesa që kanë dëmtime serioze dhe tani 265 pallate kërkojnë vlerësim. 8 shkolla të dëmtuara,  një qendër shëndetësorë. Në Durrës kemi 19 ndërtesa të mëdha të dëmtuara, të pabanueshme, 12 prej tyre do prishen. Dje është shembur i pari për 7 të tjerët do presim një raport të huaj që të kemi garanci të plota. Duhet të angazhojmë të gjithë inxhinierët, por duhet të kemi kujdes nga abuzimi. Kjo do të monitorohet nga një kontroll i dyfishtë”, tha Rama.



Skip to toolbar