Në pranga sarandjoti, drejt Greqisë me 5 kg heroinë në makinë

AKTUALITET


Një 51 vjeçar nga Saranda është arrestuar në flagrancë pasi i janë gjetur 5 kg. Heroinë në makinë.

Blutë e Sarandës bëjnë me dije se pas analizës së riskut  për  një automjet të dyshimtë në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, se mund të transportonte lëndë narkotike menjëherë është kaluar në vijë të dytë për kontroll të imtësishëm dhe të specializuar.

Pas të kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në automjetin tip “Volksweagen”  janë konstatuar 12 pako me lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, me peshë  totale 5 kilogramë.

Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, Q.S., 51 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”.



Skip to toolbar