Kryeministri Rama ka parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti në qytetin e Laçit ku pritet të shembet së shpejti spitali i Laçit i cili është nxjerrë i dëmtuar nga grupet e ekspertëve si dhe disa pallate që janë shpallur të pabanueshme. Ndërsa ka shëtitur nëpër qytet kryeministri është ndalur para një pallati të pabanueshëm dhe në rrezik shembje ku ka para dy gra në ballkon. Ai i ka pyetur se pse qëndrojnë aty dhe pse nuk kanë shkuar në vendet e caktuara për ta derisa ta sistemohen nëpër apartamente përmes bonusit të qirasë.
Më pas kryeministri i kërkoi autoriteteve që të thërrasin policinë dhe t’i nxjerrin banorët jashtë godinave të rrezikshme dhe t’i asistojnë ata me bonusin e qirasë.