Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, në mbledhjen e tretë të Këshillit Kombëtar të Rindërtimit ka publikuar shumën financiare që është mbledhur deri tani për t’i ardhur në ndihmë banorëve të mbetur të pastrehë. Në tabelën më poshtë shihet se sa para janë mbledhur nga aplikacioni e-albania që janë mbi 65 lekë milionë lekë, ndërsa doancione janë 414 milionë lekë të reja, 8.64 milionë euro dhe 1.6 milionë dollarë, ndërsa në pjesën e tretë të tabelës janë angazhime të marra nga donatorë ndërkombëtarë që është një shifër prej 21,008 milionë euro, por u theksua gjatë mbledhjes së kjo shifër do të ndryshojë me zhvillimin e konferencë së donatorëve.
Në fjalën e tij, ministri Ahmetaj tha se është ndërtuar një program përmes të cilit do të bëhet transparencë për çdo cent të dhuruar.
Ai gjithashtu se drafti i dytë i dëmeve paraprake do të publikohen brenda 15 janarit të 2020. Sipas ministrit, zonat e prekura nga tërmeti kanë nevojë urgjente për një promovim të fortë ekonomik.
“Drafti i dytë paraprak për dëmet do të publikohet me 15 janar. Durrësi ka nevojë për promovim në të gjitha aspektet, Lezha patjetër, por edhe Tirana. Këto zona kanë nevojë për promovim ekonomik. Pastrimi i territorit është shumë i rëndësishëm. Durrësi dhe Tirana janë pastruar. Lejet e ndërtimit, kjo është e rëndësishme. Janë 1020 leje që janë dhënë për meremetim në Tiranë dhe Durrës. Të gjithë bashkitë kanë filluar procesin, ku qytetarët dhe firmat janë përgjegjës për meremetimin e banesave. Përjashtohen nga taksat ndërtimet për “Rindërtimin”-tha mes tjerash Ahmetaj.