Një zjarr i papritur ka përfshirë godinën e njësisë bashkiake nr. 9 në Tiranë mesditën e së martës.
Godina e njësisë bashkiake 8 dhe 9, si dhe disa institucione të tjera shtetërore ndodhen në bulevardin Zogu i Parë.
Zjarri dyshohet se ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike të një ngrohëseje në një nga zyrat e kësaj godine. Punonjësit e zyrës janë përpjekur ta shuajnë por më pas kanë dalë jashtë godinës. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 10 punonjës dhe 3 automjete zjarrfikëse të cilët kanë vënë nën kontroll flakët e zjarrit ndërsa godina është evakuuar nga punonjësit.