“Nëse ju e nisni luftën, ne e mbarojmë”, mediat iraniane nxjerrin videon kur vritet Trump

AKTUALITET


Agjencia iraniane e lajmeve Fars, e cila njihet si agjencia shtetërore e lajmeve që i shërben qeverisë iraniane ka publikuar një video kërcënuese ndaj presidentit Trump.

“Hej SHBA, nëse ju e nisni luftën, ne i japim fund”, është slogani që shoqëron sekondat hyrëse të videos.

Më tej, përmes disa pamjeve të montuara shfaqet dikush që gjuan me armë zjarri ndaj presidentit Trump, ndërsa ai ishte duke dhënë një konferencë për shtyp. Në video dëgjohen të shtëna dhe të bërtitura ndërsa truprojat e largojnë  presidentin Trump nga podium.



Skip to toolbar