I arrestuan zyrtarët, kreu i bashkisë: Distancohem nga çdo rast abuziv

AKTUALITET


Kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana, ka reaguar në lidhje me 17 arrestimet e efektivëve të akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “lejim të ndërtimeve pa leje” . Mes këtyre 17 personave u arrestuan edhe 2 punonjës të Bashkisë së Shijakut, të cilët u liruan nga gjykata të dielën.

Pak para dhënies së vendimit nga gjykata, Kryebashkiaku përmes një postimi  në rrjetet sociale, thotë se Bashkia e Shijakut distancohet nga çdo rast abuziv, dhe shpërdorimi detyre, dhe se inkurajojnë Prokurorinë dhe organet e drejtësisë e ato ligjzbatuese, të veprojnë kundrejt çdo shkelje.

“Bashkia e Shijakut distancohet nga çdo rast abuziv dhe shpërdorimi detyre të kryer. Për çdo veprim abuziv jemi bashkëpunues me organet përkatëse në shërbim të hetimit, madje inkurajojmë Prokurorinë dhe Organet ligjzbatuese të veprojnë kundrejt çdo shkeljeje të bërë. Që në fillim të marrjes së detyrës time si kryebashkiak kam qenë i diktuar nga arsyeja përballë përgjegjësisë morale dhe institucionale. Busulla ime orinetuese drejt asaj se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë nuk duhet të bëjmë është ligji dhe përgjegjësia morale për të bërë më të mirën për banorët e Shijakut. Përgjegjësia për të kryer ose jo detyrën është individuale. Nëse kjo e mirë shkelet në një formë a një tjetër duhet ndëshkuar”, shkruan Arbana.



Skip to toolbar