I veshur me kostum, ndryshe nga tutat e këtyre ditëve, Kryeministri Edi Rama tha se nuk i kërkon askujt të vihet në pozitën e tij sot duke kujtuar shprehjen e Presidentit amerikan Lindon Johnson, “Çdo gjë që kam do ta jepja vetëm të mos dilja sot para jush”.
Ai tha se përmasa e jashtëzakonshme e vështirësisë që na duhet të gjithëve bashku të përballojmë, “më shani por askush nuk ka të drejtë të dyshojë në dobinë e kufizimeve skandaloze, të cilat më ka rënë mua barra”.
Sipas tij, kjo nuk do të jetë një luftë e shkurtër dhe lojë kukafshehthi që do mbarojë duke u mbyllur një apo dy javë.
“Duhet të ulim shpenzimet pasi s’mund të rrimë hamë e pimë sa të mundim, në një kohë të tillë. Natyrisht kjo s’do të thotë që ata që kanë një rrogë për të marrë, ne do e lëmë nga mëshirë të fatit qofshinm dhe në privat, në ato hallka të prodhimit që janë ndërprerë”, u shpreh Rama.
Ai tha se kjo situatë ka kapur gafil edhe fuqitë botërore më të mëdha dhe se ajo që dimë, është se i vetmi ilaç për ti lehtësuar plagët e mëdha dhe ulur numrin e pashmangshëm të viktimave, është kufizimi fizik i lëvizjes dhe distancomi deri në absurd.
Për kreun e qeverisë që të garantojmë që të mos biem në greminë, “Të mbyllësh aktivitetin prodhues sot, do të thotë ti heqësh aparaturën e frymëmarrjes gjithë shqiptarëve, kjo do të ishte vetëvrasje e drejtuar e një populli të tërë dhe kjo nuk ka për të ndodhur, kush nuk e kupton le të më shajë sa të dojë”.
Ai deklaroi se vendimi për mosmbylljen e aktiviteteve prodhuese nuk do të thotë sakrifikim i shëndetit të atyre që do shkojnë në punë.
Rama tha se as Italia nuk i ka mbyllur fabrikat, as Izraeli që kërcënon me burg, nuk i ka mbyllur dhe se kur Kina mbylli Wuhanin hapi fabrika fason për prodhimin e maskave, duke deklaruar se “asnjë vend nuk është gjetur me kapacitetin për prodhimin e maskave dhe pajisjeve të oksigjenit”.
Pjesa më e madhe e qytetarëve në Shqipëri janë vetëizoluar për shkak të vetëizolimit nga koronavirusi, gjë që i ka detyruar të mos shkojë në punë.
Sa i përket pagave të këtij muaji dhe në vijim, qeveria do të marrë një vendim brenda kësaj jave.
‘Konkretisht, do të kemi brenda kësaj jave, planin e garancisë financiare për pagat për të gjithë ju që keni lënë punën për tu vetëizoluar’, tha kryeministri Edi Rama.
Në një deklaratë live nga Facebook, kryeministri theksoi se nuk do të përdoren paratë e rindërtimit për koronavirusin. Shtëpitë e personave që mbetën në qiell të hapur pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 nuk do të shtyhen, sido qoftë situata në vendin tonë.
‘Keni dëgjuar gjithë këto ditë, kaq milionë dha Amerika e Italia. Në këtë luftë nuk bëhet luftë mes partive dhe lehaqenieve mediatike. Ne jemi Shqipëria, as Gjermania, as Franca. Nuk i kemi as miliardat e tyre, por kemi shtëpinë tonë të vogël për të ardhmen e fëmijëve tanë nesër.
Pas një muajsh, apo dy muajsh, ky armik do të shporret dhe ekonomia do të jetë aty. Disa nga ne, jo pak janë në cadër apo në shtëpitë e botës me qera. Kjo që na ka rënë është shumë herë më e tmerrshme se tërmeti. Por atyre që i ra shtëpia mbi kokë, nuk i themi dot do ju shtyhet nga korona.
Me korona, pa korona, rindërtimi i shtëpive, shkollave, qendrave shëndetësore do të bëhet sapo kjo të zhduket’, theksoi kryeministri.