“Do identifikohemi si gjenerata koronavirus”, mjeku Harxhi: E rëndësishme të minimizojmë dëmet

AKTUALITET


Mjeku i njohur infeksionist Arjan Harxhi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se ky brez mund tëg identifikohet ndryshe edhe si “gjenerata koronavirus”.

Harxhi theksoi se me rëndësi është që të minimizojmë dëmet.

“Ne do të identifikohemi si gjenerata koronavirus. E rëndësishme është që të minimizojmë dëmet. Edhe të moshuarit në Itali nuk duhet të vdesin nga koronavirusi. Sic u zhduk Sarsi para 17 viteve, shkenca ndoshta nxjerr ndonjë vaksinë pas disa muajsh e t’i jepet fund situatës. Sot shkenca po punon shumë me atë që quhet mjekime moderne. Mjekësia po punon dhe unë kam besim se do të punojë fort në zbulimin e një vaksine. Duhet që gjithë globi e Shqipëria të ndërhyjë me masa drastike që duke u shumëzuar në shumë njerëz, virusi të mos ndryshojë”, tha Harxhi.

Mjeku nënvizoi se koronavirusi me siguri që do të ketë dëme, ndërsa shtoi se ka rëndësi që këta (dëme) të jenë sa më të pakta.

“Duhet të jemi optimist, por edhe realist. Duhet të mësohemi se jemi në situatë të re, që nuk ishim mësuar më parë. Patjetër do ketë dëme, por besoj se dëmet do jenë minimaliste. Unë mendoj se suksesi ynë do jetë por si në cdo vend tjetër të botës”, tha ai.

Harxhi vlerësoi se mjekët infeksionistë janë përballur edhe më herët me një situatë të tillë.

“Nuk është hera e parë që mjekët infeksionistë janë përballur me situata të tilla. Mos harrojmë se kemi pasur gripin e derrit. Duhet të kuptohemi se është situatë totalisht e re. Mjeku gjendet nën presion të jashtëm dhe brenda vetes së tij. Duhet të mësohemi me këtë situatë të re”, theksoi Harxhi.



Skip to toolbar