A duhet të largohet Sali Berisha nga PD? Mërtiri: Partinë Demokratike e kontrollon Basha

AKTUALITET


Sociologu Ergys Mërtiri i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, i pyetur nëse Sali Berisha duhet të largohet nga PD, tha se Partinë Demokratike e kontrollon Lulzim Basha.

Mërtiri theksoi se Berisha duhet të tërhiqet vetë, duke vlerësuar se nuk mendon se është Basha ai që duhet të largojë Berishën.

Agron Gjekmarkaj: në djegien e mandateve kam menduar se kishte dorë Sali Berisha, por më vonë jam bindur se ishte e Bashës.

Fahri Balliu: Po është e Bashës, madje Meta ka qenë kundër. Në jetën politike mund të qëllojë që të kesh kundërshtar një person që nuk e lufton dot për shkak të lidhjeve me krimin kaq të mëdha. Të gjithë e dinë se faktori ndërkombëtar pyetet këtu, madje më shumë nga se duhet. Mbështetja e ndërkombëtarëve ndaj Ramës ka qenë anormale. Me këtë qeverisje kriminale të Ramës, Basha është i preferuari i ndërkombëtarëve.

Ergys Mërtiri: Mendoj se Basha e kontrollon PD-në. Mendoj se një pjesë e madhe e njerëzve të PD kanë dashur që të digjen mandatet. Nuk mendoj se zoti Basha duhet të përjashtojë Berishën. Mendoj se Berisha duhet të largohet vetë e jo t’i thotë Basha.

Fahri Balliu: Koalicioni i Lulzim Bashës do të jetë më i madhi në histori. Gjendja është e rëndë, shqiptarët janë në situatë aspak të mirë e po ngrihen në protesta.

Alfred Lela: Berisha as s’mund të ikë dhe as s’mund të hiqet. Basha është mbreti, Berisha është gjenerali. E djathta e ka këtë që “biri të vrasë babanë”. Ky reportor e ka Berishën aty.



Skip to toolbar