Presion nga opozita? Lleshaj: Nuk më bën dëm, por më rrit angazhimin

Më të fundit


Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, i pyetur në se ndjen presion nga ana e opozitës, u shpreh se të gjitha ato që thuhen nga pala tjetër e bëjnë që të rrisë akoma më shumë angazhimin.

Lleshaj theksoi se vjet në Shqipëri kishte tentativë për të rrëzuar institucionet e shtetit shqiptar, ndërsa vitin 2020 e konsideroi si vit të rindërtimit.

“Përpara meje ka dalë zoti Doracaj publikisht. Unë kam dalë për shkak të audiencës që siguroj si ministër. Bëjnë kërcënime, thonë se do bëjmë padi. Dalin shtatë herë si kinezët dhe thonë do të padisim, e nuk padisim realisht. Ky presion mua më rrit adrenalinën. Nuk më bën dëm, por më rriti angazhimin. Vjet kishte tentativë për të shembur institucionet e shtetit shqiptar me dhunë. Që 14 vjeç kam shërbyer me betim. Sa më pak të duket ministri i Brendshëm e policia, aq më mirë është Shqipëria. Sivjet jemi pak më mirë. Viti 2020 për mua është ndërtim strukturash, kapacitetesh”, u shpreh Lleshaj.

I pyetur për raportet mes tij dhe drejtorit të Policisë Ardi Veliu, ministri Lleshaj tha se marrëdhëniet janë institucionale dhe aspak personale.

“Nuk ka asnjë krisje në raportet e mia me zotin Veliu. Unë ndërtoj MB dhe që ka disa institucione nën varësi. Marrëdhënia ime me Policinë e Shtetit janë raporte të ndërtuara me ligj. Marrëdhënia e ministrit dhe drejtorit të Policisë duhet të jetë serioze dhe e ftohtë. Janë partnerë, por jo ortakë.

Nuk jam për ndërtimin e ortakëve, por jam për kolegë të mirë dhe marrëdhënie institucionale. E ka mbështetjen time, por nuk do të thotë të shihni raporte melo-dramatike. Nuk dua të futem në punët e policisë. Policia e Shtetit është organizata më e vlerësuar nga shqiptarët. Në lidhje me një video, ai kërkoi falje”, deklaroi Lleshaj.



Skip to toolbar