Përkeqësohet gjendja shëndetësore e një grevisti në Ballsh. Prej pesë ditësh 10 persona janë futur në grevë urie deri në plotësimin e kushteve të tyre nga Uzina e Naftëtarëve në Ballsh.
Grevisti që është ndjerë keq këtë mëngjes është Aleksandër Mejdani.Ai eshte shoqëruar në ambientet e spitalit me makinë private, pasi deri sot në ditën e pestë ata nuk kanë pranuar të kenë mjekë në ambientet e godinës ku po zhvillohet greva.
Dhjetë grevistët në grevë janë 9 punonjës të rafinerisë së naftës në Ballsh dhe njëri ish-punonjës i Staionit elektrik i Poçemit, i cili doli doli i papunë që në shkurt, pasi bashkë me 6 kolegë të tjerë hynë në grevë urie dhe nuk u rimorën më në punë.
Naftëtarët kërkojnë të marrin pagat e prapambetura, më shumë se 20 të tilla dhe nënshkrimin e kontratave të reja për rifillimin e punës. Greva po zhvilllohet në mjediset e Qëndrës Shëndetësore të Uzinës së Përpunimit të thellë të naftës në Ballsh.