Për ish- anëtarin e Këshillit kombëtar të PD, letra e Trump për kryeministrin Rama është një apel për të mbajtur Shqipërinë në Perëndim.
Në një postim në facebook, Kulluri shkruan se pas publikimit të letrës së Presidentit Amerikan Donald Trump drejtuar Kryeministrit Shqiptar qëndrojnë disa cështje për të cilat Rama duhet të mbajë qëndrime të qarta për qëndrimet e Shqipërisë në kontekstin aktual ndërkombëtar!
“Kjo letër është inkurajim dhe nxitje që duhet marrë me përgjegjësi të plotë! Shqipëria është vend anëtar i NATO-s falë mbështetjes së pakufishme të SHBA dhe përpjekjeve të qeverive shqiptare! Cdo gabim do ishte në dëm të interesit shqiptar!” -shkruan Kulluri.
Postimi i plotë:
Letra e Presidentit Trump per Ramen, si apel per te mbajtur Shqiperine ne perendim!
Pas publikimit te letres se Presidentit Amerikan Donald Trump drejtuar Kryeministrit Shqiptar qendrojne disa ceshtje per te cilat Rama duhet te mbaje qendrime te qarta per qendrimet e Shqiperise ne kontekstin aktual nderkombetar!
Memorandumi i pritshem per rrjetin 5G, “Nisma e 3 Deteve”, zhvendosja e Ambasades Shqiptare ne Jeruzalem dhe Marreveshja Kosove-Serbi perbejne 4 sfida per Qeverine Rama ne raport me zgjedhjen mes SHBA dhe perendimit apo nderhyrjeve Kineze dhe Ruse ne rajon apo me gjere ne rajonin e Detit te Zi dhe Lindjen e Mesme!
Establishmeti liberal qe Rama perfaqeson natyrisht ka krijuar hapsire per rritjen e rolit te dy fuqive antagoniste te perendimit dhe dobesimit te rolit te SHBA dhe perendimit demokratik ne bote dhe rajon, por mbeshtetja e SHBA ne keto ceshtje ka te beje me interesin e Shqiperise dhe shqiptareve!
Kjo leter eshte inkurajim dhe nxitje qe duhet marre me pergjegjesi te plote!
Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s fale mbeshtetjes se pakufishme te SHBA dhe perpjekjeve te qeverive shqiptare!
Cdo gabim do ishte ne dem ne interesit shqiptar!