Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti i është përgjigjur kryeministri Edi Rama pasi ky i fundit pretendon se në 7 vitet e fundit ka ulur borxhin publik që la pas qeveria e kaluar para 2013.
Teliti thotë në kohën e qeverisjes së PD, borxhi publik u rrit me vetëm 10% të PBB-së përfshirë detyrimet e prapambetura, teksa tek investimet e shumta përfshihet edhe Rruga e Kombit, ulja e taksave dhe rritja e pensioneve e pagave.
Ndërkaq ai shton se në qeverisjen e Ramës borxhi është rritur më shumë se në kohën e PD, plot 29% dhe i vetmi investim është Bypassi i Fierit 22 kilometër.
STATUSI NGA DORJAN TELITI
Më kot krahasoheni me ne. Borxhi u rrit 29 përqind nga viti 2014-2020
2006-2013 borxhi publik u rrit me vetem 10% të PBB-së (përfshirë detyrimet e prapambetura), me të cilat u ndërtuan dhjetëra spitale, qindra shkolla, mijëra km akse rrugore, përfshirë këtu rrugën e kombit. 2006-2013 ulëm taksat dhe rritëm pagat e pensionet.
Ndërsa 2014-2020, borxhi u rrit me 29% të PBB-së (përfshirë detyrime të prapambetura dhe PPP) dhe i vetmi investim i plotë që keni kryer është bypass Fier prej 22km. Familjet shqiptare sot kanë një borxh 50% më të lartë sesa 7 vite më parë.
Borxhin publik e rritet ju dhe e përdorët për koncesione klienteliste, tendera pa gare, lukse zyrash e udhëtime me charter. Jeni ju që rritet taksat me 2.1 miliardë euro në 7 vite dhe braktisët ekonominë edhe në kohë pandemie.