Botërori 2022, Argjentina përmbys Bolivinë, Neymar i papërmbajtshëm në Peru

Më të fundit


Amerika Latine ka luajtur ndeshjet e dyta të fazës së parë të kualifikueseve për botërorin e 2022 në Katar. Dy favoritet Argjentina dhe Brazili kanë marrë fitore në sfidat e tyre duke marrë së bashku kryesimin e tabelës.

Argjentina në fakt ka vuajtur në fushën e vështirë të Bolivisë pasi e pa veten në disavantazh fillimisht, por më pas e përmbysi rezultatin me Lautaron dhe Correan.

Brazili ka fituar bindshëm në Peru 2-4, por heroi i ndeshjen ishte padyshim Neymar me tripletën e tij. 28-vjeçari tashmë ka hyrë në historinë e Brazilit si lojtari i dytë me më shumë gola tek verdheblutë.

Fitore kanë marrëedhe Paraguaji ndaj Venezuelës kurse surprizuese ishte triumfi i Ekuadorit 4-2 ndaj Uruguajit. Ndërkohë në barazim 2-2 janë ndarë Kili me Kolumbinë.



Skip to toolbar