Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar projekt-buxhetin që ka miratuar qeveria për vitin 2021. Basha thotë se ky buxhet është më i papërgjegjshmi dhe gënjeshtra më e madhe ndër 30 vite në Shqipëri.
Ai thotë se kurrë më parë s’ka qenë e qartë zgjedhaj e një qeverie, zbatim i planit të PD me pika për pandeminë ose vjedhja deri në ditët e fundit.
”Buxheti më i papërgjegjshëm në 30 vite, gënjeshtra më e madhe në 30 vite, dhe tablo më e qartë e Ramës ndaj shqiptarëve, shqiptarët përballë një njeri, që edhe në muajt e fundit zgjat dorën në xhepat e shqiptarëve.
Kam këtu tabelën se sa kontrata PPP ka planifikuar Rama të japë për vitin që vjen. Kurrë s’ka qenë më e qartë zgjedhja e një qeevrie, të zbatojë planin me 5 pika apo të vijojë vjedhjen deri në ditët e fundit të saj.”- deklaroi Basha në konferencën për shtyp.