Gazetari Sokol Balla përmes një postimi në rrjetin e tij socal ‘Twitter’ ka reaguar në lidhje me shfaqjen e versionit të ri të Coronavirursit, i cili sipas mediave Greke ka mbërritur tashmë në tokën Helene.
Duke risjellë në vëmendje reagimin që qeveria e Shqipërisë ndërmori kur ky version i Covid19 u shfaq në Britaninë e Madhe, Balla i bën thirrje qeverisë që të mbajë të njëjtën qasje dhe më Greqinë fqinje.
“Kufijtë nuk duhet të kthehen në pika hyrje të infeksionit”, thotë Balla i cili sygjeron se Shqipëria duhet të vendosë rregulla të qarta ku kushdo që do të hyjë në territorin e vendin tonë nga pikat kufitare të Greqisë duhet të ketë me vete rezultatin negativ të testimit për Covid_19, jo më të vjetër se 72 orët pararendëse.
Mutacioni i ri i Covid_19 u shfaq për herë të parë në Britaninë e Madhe, dhe deri të shtunën e kaluar numëroheshin 33 shtete të cilat kanë njoftuar identifikimin e këtij versioni të ri të Covid19, tashmë listës i shtohet edhe Greqia.