A do shkohet në përplasje? Noka tregon çfarë do të ndodhë në datë 8 Janar

Më të fundit


Flamur Noka i cili priu mbështetësit e Berishës drejt selisë blu ka folur nga mediat pasi gjeti mbyllur dyert e godinës.

I pyetur nëse po shkohet në përplasje në datën 8 Janar, Noka theksoi se blindi nuk është zgjidhje në demokraci.


“Mendoni se në demokraci blindi është zgjidhje? Është mjeran ai që mendon se fshihet duke u vetëburgosur me ndihmën e Edi Ramës. Nuk shoh përplasje. Një njëri i vetëm nuk mund të ketë përplasje me të gjithë demokratët. Demokracia është verdikti i shumicës që pranohet. Me 11 Dhjetor ishte Kuvendi më i madh. Më 18 Dhjetor, demokratët vendosën për largimin e pengut.

Duhet zbatuar verdikti sepse nuk ishte Kuvend një takim ku ishin familjarë, punonjës Call Centerash dhe të paguar të rilindjes për të mbushur sallat. Alkatrazin nuk mund ta pranojnë demokratët si shtëpi lirie. Deri më sot ka pasur afat për të zbatuar parimin numër një të demokracisë. Me datë 8 sovrani e kthen nga alkatraz të Edi Ramës këtë godinë në shtëpi lirie ashtu si ka qenë gjithmonë”, tha Noka.




Skip to toolbar