A do të jetë sërish ministre në qeverinë Rama 3? Ja çfarë thotë Ogerta Manastirliu

Më të fundit


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte e ftuara e radhës në emisionin e fundit për këtë sezon të “Real Story”.

Teksa ezauruan pyetjet që lidheshin me pandeminë dhe procesin e vaksinimit, ministrja u pyet nga gazetari Sokol Balla për ecurinë e saj në politikë.


Gazetari e pyeti drejtpërdrejt ministren, në do të jetë sërish në kabinetin qeverisës edhe në mandatin e tretë. Ministrja u përgjigj se këtë vendimmarrje e cakton kryeministri Edi Rama, e shtoi, se do të japë maksimumin kudo që të caktohet.

Keni një përjetim personal për situatën, si ke dalë nga e gjithë kjo?

Ogerta Manastirliu: Edhe për mua ka qenë një moment testimi personal. Kam testuar veten time në një moment jo të lehtë. Përgjatë këtyre viteve në sistemin shëndetësor, nuk përmend vitet si ministre e Shëndetësisë, por edhe si drejtoreshë e QSUT. Nëse s’do të kisha bërë atë eksperiencë do e kisha të vështirë njohjen me sistemin për një pandemi si kjo që po kalojmë. Por unë kam dhënë maksimumin, e do të jap maksimumin kudo të shkoj.

Nëse ka ndonjë emër që po diskutohet për qeverinë e ardhshme është i juaji, a do jeni sërish në kabinetin qeverisës?

Ogerta Manastirliu:
 I përket kryeministrit të vendosë. Por unë do të punoj me përkushtim dhe do të jap më të mirën kudo të punoj, qoftë në sistemin shëndetësor, apo në një tjetër sektor.




Skip to toolbar