TIRANË- Kryetari i partisë Besa në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami, foli për rivalët e tij politikë, gjatë intervistës në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla.
Ai u pyet se sa janë të gatshëm ata të luajnë rolin që ka luajtur Ali Ahmeti në qeveri, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Duke bërë analizën e faktori politik maqedonas, ne rikthemi në realitetin e faktorit politik shqiptar. Ali Ahmeti në qeverisë edhe me VMRO për dhjetë vite, edhe me LSDM për dy mandate, për gati tetë vite, nuk bëri lëvizje reale sa i përket avancimit të të drejtave të shqiptarëve. Edhe sot kemi kryetar, edhe në kohën e Jugosllavisë, në RMV kryetari i Kuvendit ka qenë shqiptar. Është më shume simbolike se sa reale. Kryeministri teknik siç ishte Talat Xhaferi apo kryetari i Kuvendit, unë po e them se nuk i bëri asgjë reale në drejtime avancim të të drejtave shqiptare nga pozita që kishte, pra nuk e shfrytëzoi pozitën e kryetaret të Kuvendit apo kryetari të qeverisë për të bërë një veprime në drejtim të avancimit të të drejtave shqiptare. Nuk kemi avancim real të problemeve reale, që mbulonin këto dy dikastere. Është përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në institucionet e shtetit, është kategori kushtetuese dalë nga marrëveshja e Ohrit. Ahmeti kishte 20 vjet mundësi që këtë çështje ta rregullojë me ligj këtë konform përcaktimin kushtetueses. Ai e rregulloi me mekanizëm administrator dhe Gjykata Kushtetuese e kontestoi. Ne si koalicion Vlen, kishim premtim parazgjedhor, po punojmë dhe do kemi një ligj të veçantë që garanton që punësimet në administratën shtetërore do të bëhen konform regjistrimit të fundit dhe numrave që shqiptarët janë mbi 25%”, theksoi ai./abcnews.al