A u helmua Navalny? Gjoka: Rusia po monitoron situatën për të shmangur kritikat. Meçollari: E izoluan fizikisht, por edhe…

BOTA


Vdekja e liderit opozitar rus Alexei Navalny javën e kaluar shkaktoi një tronditje të madhe në mbarë botën. Perëndimi akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin se qëndron pas vdekjes së papritur të Navalny, i cili ndodhej në një burg në Arktik, ndërsa shumë demonstrata dhe homazhe u zhvilluan në Rusi.

Gruaja e Navalnyt, Yulia Navalnaya akuzoi publikisht presidentin rus se ka urdhëruar helmimin e tij me agjentin nervor Novichok. Ajo gjithashtu akuzoi autoritetet ruse se po fshehin trupin e bashkëshortit të saj sepse po presin që gjurmët e agjentit nervor që i mori jetën, të zhduken nga trupi i tij.


Për këtë ngjarje u diskutua në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla.

Ish ambasadori në Moskë, Sokol Gjoka theksoi se autoritetet ruse po përpiqen që të monitorojnë situatën për të shmangur çdo kritikë të mundshme, të cilën ende nuk e kanë nën kontroll sipas skenareve të tyre. Nga ana tjetër, ish ushtaraku dhe analisti Artur Meçollari theksoi se autoritetet ruse e kishin izoluar qëllimisht liderin e opozitës në një burg të izoluar të Arktikut, për ta izoluar jo vetëm fizikisht por edhe publiku dhe mediat.

Pjesë nga biseda: Pse gjithë ky mister…

Gjoka: Kam përshtypjen se ata ende kërkojnë të monitorojnë situatën, nuk e kanë ende situatën nën kontroll sipas skenarëve të tyre. Trupi do kthehet pas dy javësh…

Gjoka: Ka hipoteza që përsëri ai të jetë helmuar me lënë të karakterit toksik, kimik mbase edhe të grupit të Novichokut. Në mënyrë që trupi të pastrohet nga elementë të tillë kimikë kërkon një farë kohe. Për të hequr cdo lloj gjurme që ai është helmuar me agjentë të tillë kimikë, me pasoja të rënda të vdekjes, kërkojnë të zhvillojnë këto lloj procedurash derisa të eleminojnë cdo lloj gjurme dhe kur trupi t’i prezantohet familjarëve, avokatëve, apo të gjithë mbështetësve të tij që mund t’i bëjnë një riekspertizë tjetër se e kanë këtë të drejtë dhe nëse e arrijnë sepse duhen leje e me radhë, atëherë do vërtetohet ekzaktësisht. Ata po e monitorojnë shumë afër procesin në mënyrë që t’i shpëtojnë cdo lloj kritike që mund t’i drejtohet edhe pse kritikat tashmë janë adresuar. Sepse cdo gjë nuk ka ardhur në mënyrë, spontane po është rrjedhojë e një vazhdimësie prej dhjetëra vjetësh tashmë, prej dekadash që kur Navalny ka nisur karrierën e tij politike dhe u fut fort në skakierën e opononcës ruse. Është normale kjo, çfarë dimë më shumë Novichokun famëkeq, i cili i ka kushtuar jetën disa disidentëve rus në Britaninë e Madhe.

Mecollari: Burg në Arktik, temperatura të ulëta, më tepër një burg i izoluar. Si në kohën e Stalinit, burgjet duhet të jenë të izoluar, në kuptimin e mjedisit në të cilën gjenden. Një burg i tillë në Arktik, përvec kushteve meteorologjike, apo mjedisore që janë të papërshatshme është edhe i izoluar nga mjedisi tjetër, nga mjedisi publik. Navalny ishte njeri publik që nuk duhet të kishte lidhje me publikun nuk duhet të ishte pjesë e sistemit të mediave etj. Pra kishte një histori të tillë me Putinin dhe historinë e tij, i cili duhet të izolohej jo vetëm fizikisht por edhe mediatikisht. Dhe pikërisht ky burg e krijonte këtë mjedis. Vetë Navalny në dokumentarin e tij thotë e para kur u helmua shprehu habi dhe tha si ka mundësi që je kaq idiot për presidentin Putin, pasi e helmoi me një helm që janë helmuar edhe më parë disa disitentë në Britaninë e madhe. Dhe thotë ‘mua më mbron fama ime’…

Gjoka: Mendimi im, dhe si e kam lexuar unë Navalnyn është se ai e mbante larg dënimin fatal, e mbante larg vdekjen. Ai ishte totalisht i përkushtuar në veprimtarinë e tij opozitare brenda vendit. Kishte besim të plotë jo vetëm në veten e tij, por edhe te njerëzit që e rrethonin dhe vecanërisht te njerëzit e thjeshtë te shtresa të ndryshme intelektualësh. Unë kam shërbyer në Federatën ruse për periudhën 2009-2014 dhe në atë periudhë ai ka patur disa angazhime qoftë të karaktetik politik, por qoftë edhe të karakterit të politikës masive. Përmes demostratave, marshimeve me grumbullime të gjera që nuk kishin ndodhur më parë.




Skip to toolbar