Abazoviç: Nuk do të tërhiqem nga politika edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë së re

AKTUALITET


Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç theksoi të premten se dëshiron që qeveria e re të formohet sa më shpejt. Duke folur për gazetarët, Abazoviç u shpreh se nuk do të tërhiqet nga politika edhe nëse nuk është pjesë e pushtetit të ri ekzekutiv.

“Do të dëshiroja që sa më shpejt të formohet qeveria”, tha Abazoviç duke iu përgjigjur më pas pyetjes nëse do të tërhiqet nga politika.

“Pse duhet të tërhiqem nga politika, në politikë kam arritur gjithçka. Kam hyrë në politikë për të dhënë një kontribut që Mali i Zi të ndryshojë për mirë dhe të bëhet anëtar i BE-së dhe në këtë kontekst dua të jap një kontribut”, tha kryeministri në largim.



Skip to toolbar