Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, është ekzekutuar masa arrest me burg për ish-Presidentin e Urdhrit të Stomatologut Nikoll Deda.
Ai është dërguar për gjykim që në nëntor të vitit 2024 për pas dyshimeve për abuzim me fondet dhe se punësoi familjarët e tij, por arresti ka ardhur pas dyshimeve të organit të akuzës se ndaj Dedës ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës dhe ekziston rreziku që ai të largohet.
Njoftimi i plotë
Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë, caktohet masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ për ish-Presidentin e Urdhrit të Stomatologut, N.D. për 3 vepra penale.
Me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u ekzekutua masa “Arrest në burg” për shtetasin N.D. për kryerjen e veprave penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” të parashikuar nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.
Ky shtetas u denoncua nga shtetasi A.G. në Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar për shpërdorim të fondeve dhe se ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke rritur buxhetin e ‘Urdhrit të Stomatologut’ nga viti në vit.
Në vitin 2020 ku buxheti ishte 38.500.000 Lek, në vitin 2021 e ka shtuar në vitin me 13.500.000 Lek më shumë. Në vitin 2022 buxheti ka shkuar në vlerën 125.837.000 Lek për arsye se ka blerë dhe godinë për institucionin, duke përfshirë dhe investimin që ka bërë brenda godinës.