Adriatik Llalla mbërrin në GJKKO, ndjek nga afër seancën e radhës

Më të fundit



Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka mbërritur sot në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, për të marrë pjesë në seancën gjyqësore ndaj tij.

Në seancën e 16 prillit të këtij viti, ku Llalla u paraqit për herë të parë edhe vetë, GJKKO pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar dhe që procesi të zhvillohej me procedurë të zakonshme, duke i dhënë kështu mundësinë që të paraqesë prova të reja.


Në fund të asaj seance, ish-kryeprokurori Llalla tha se do t’i shkojë çështjes deri në fund dhe se do të jetë prezent për ë ndjekur vetë seancat.